Front Page FP

Front Page

Ledri Vula dhe Mozzik paralajmërojnë këngën e re “Boom Boom”

Ledri Vula dhe Mozzik kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.

Dyshja e famshme e estradës kanë njoftuar bashkëpunimin me anë të një postimi të shpërndarë në rrjete sociale.

Ata zbuluan se kjo këngë, e kompletuar edhe me klip, do të lansohet më 24 maj (e mërkurë).

close

volume_off

“G po na dojnë edhe pse kem fmi”, thuhet në postim që duket se ju referohen një pjese të tekstit.

Ky është dueti i parë i tyre që besohet se do të pritet mirë edhe nga fansat e publiku.

Mozzik këto ditë publikoi një këngë “Shtrejt” edhe me reperin e njohur, Ghetto Geasy.

Ledri nga ana tjetër është duke punuar në albumin e tij të radhës të quajtur “1 goat për ty”, nga i cili tashmë prezantoi disa këngë.

LEAVE A RESPONSE

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *